Jankulloska: Personat të ekstradohen sa më shpejt
Ndërsa ditën e djeshme Bajram Rexhepi ka deklaruar se personat që akuzohen për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit, as nuk kanë aplikuar, as nuk kanë marrë shtetësi kosovare, sot Minsitrja e Punëve të Brendshme Gordana Jakunllovska në një konferencë për median tha se Rexhepi shprehu gatishmëri që të përmbahen drejt të gjitha normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstradimin e personave.


"Në apelin tim që të transmetohet mesazhi për rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe urgjent në lidhje me këtë rast, Rexhepi shprehu gatishmëri që të përmbahen drejt të gjitha normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstradimin e personave dhe ta transmetojë mesazhin tek institucionet kompetente, në këtë rast kjo është Ministria e Drejtësisë se për ne është jashtëzakanisht e rëndësishme, sa më shpejt që është e mundur këto persona të ekstradohen në Republikën e Maqeodnisë dhe të nxirren para gjykatës dhe të përgjigjen për veprën për të cilën akuzohen", deklaroi ministrja Jankulloska. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori