Conte: Nuk dua të luftoj për vendin e katërt, jam konkurrues dhe dua trofe

Pak orë para ndeshjes ndaj Manchester United, Antonio Conte, trajneri i Tottenham foli për të ardhmen e tij në klubin londinez, duke sqaruar njëherë e mirë dëshirën e tij për të qëndruar në Spurs.

“Për momentin ka vetëm një të vërtëtë dhe ajo është se unë jam i lidhur me këtë klub edhe për një vit. Klubi dëshironte një kontratë 2 vjeçare dhe unë e pranova sepse mendova se ishte e drejtë që ne të njiheshim, dhe një vit nuk mjaftonte.

Pas katër muajsh mendoj se klubi e kuptoi mënyrën se si punoj dhe në të njëjtën kohë unë e kuptova klubin. Tani kemi tre muajt e tjerë deri në fund të sezonit për t’u përmirësuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët.

Më pëlqen të punoj këtu dhe do të doja të luftoja për diçka më të rëndësishme. Më pëlqen të luftoj për të ardhmen, të jem konkurrues, te fitorja vetëm dhe të mos përfundoj në vendin e katërt në renditje, nuk është ambicia ime. Ambicia ime është të jem konkurrues dhe të luftoj për të fituar trofe.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 11:46