A do të kemi lirim të masave anti-covid? Rakacolli: Do të jetë graduale

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur në lidhje me një lirim të mundshëm të masave anti-covid në vend.

Rakacolli tha se momentalisht fokusi është te vaksinimi, ndërsa sa i përket procesit të hapjes ai do të jetë gradual.

“Siç e kemi theksuam gjithmonë ne ndjekim me vëmendje situatën epidemiologjike, kemi një numër të qendrueshëm të personave të shtruar në spitale. Ka vende që zbatohen masat dhe ka vende të tjera që nuk zbatohen. Asgjë nuk shihet me shifra ditore, se do të shkonim drejt gabimeve, mos harroni që nuk shkon njeri që të vaksinohet ditën e Shën Valentinit. Unë nuk mendoj që ajo që presim është lehtësimi i masave, ajo që presim ne është ajo që pandemia të menaxhohet si duhet. Masat shkojnë në përputhje me rastet dhe kushtet epidemiologjike”, tha Rakacolli. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 10:29