Janeva jashtë ambienteve të DSK: Hapeni derën po ju them! (VIDEO)
Kryeprokurorja speciale pasi liroi hetuesin në stacionin policor Beko u drejtua tek Ministria e Brendshme për të kërkuar sqarime lidhur me largimin e hetuesit tjetër nga ambientet e Drejtorisë për kundërzbulim.

Mësohet se ajo ka tentuar të hyjë në ambintete e DSK, por është penguar të futet brenda.

Vetëm pas disa telefonatave Janeva së bashku me prokuroren Ristovska kanë arritur të futen në mjediset MPB-së.

Janeva është kthyer për të kërkuar sqarime lidhur me largimin e hetuesit nga DSK si dhe të vazhdojë hetimin të cilin e kishte nisur disa ditë më herët. /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2016, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori