Barcelona në merkaton e verës pret 7 transferime të reja

Sipas raportimeve të “Sport”, Barcelona po planifikon se në merkaton e verës të transferojë shtatë lojtarë të rinjë.

Nga Chelsea do të tentojnë të marrin Christensen, tashmë kanë një marrëveshje me Azpilicueta dhe po punojnë gjithashtu të marrin Marcos Alonso.

Në mesfushë, përveç Kessie, një tjetër lojtar synojnë të marrin, ata do të zgjedhin një mes Zubimendi, Tchouameni dhe Ruben Neves.

Në sulm, fokusi është te braziliani i Leeds, Raphinha dhe gjithmonë mban një sy në situatën e Lewandowskit nga Bayern Munich./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.05.2022 17:00