Janeva: Gjykata po pengon punën e Speciales
­Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva, gjatë një intervistë për "Nova Tv", ka thënë se Gjykata Penale në krye kryetaren e kësaj gjykate, Tatjana Mihajllovan, po tentojnë të përshtatisn orarin e gjykatësve në Penale me qëllim që të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Janeva ka thënë më tej se gjykatësit kujdestar i janë marrë lëndët dhe i janë dhënë disa gjykatësve tjerë.

"Përshtypja jonë është se udhëheqësia e Gjykatës dëshiron të pengojë punën tonë", ka thënë Janeva.

Në seancën për rastin "shuplakat", prokuroret speciale Katica
Janeva dhe Fatime Fetai u gjobitën me nga 2000 euro me akuzën se nuk respektojnë gjykatën.

Nga PSP-­ja paralajmëruan ankimim të vendimit të Penales. Janeva nga ana tjetër paralajmëroi kallëzim penal kundër Mihajllovës për falsifikimin e procesverbalit të seancës paraprake dhe kërkesë për shkarkimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori