Prokurorët e Speciales në Maqedoni kanë hyrë në Spitalin
klinik në
Manastir, për të
mbledhur më shumë informacione mbi procedurat e tenderit të shpallur në vitin e kaluar.
‘Prokurorë të PSP-së erdhën në spital për të
mbledhur dokumentacionin për pjesën e tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. I pritëm, shkëmbyem telefonat dhe u ndihmuam gjithçka që ata kanë nevojë’, tha drejtori i spitalit, Vasille Najdovski.
Ai mohoi informacionet se stafi i spitalit disa orë nuk i ka pranuar
prokurorët dhe tha se në të kundërt kanë qenë korrekt, njofton meta.
PSP, duke cituar fshehtësinë e procedurave para hetimore dhe të hetimit që i udhëheqin, sot nuk i konfirmuan, por as edhe nuk mohuan informatat se
prokurorët e tyre ishin në Spitalin
klinik në
Manastir. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017,
ora 21:49