Manchester United sërish pas Frenkie de Jong

Manchester United po kalon një sezon fantastik, ku deri më tani ka arritur të fitojë dhe trofeun e parë sezonal, teksa dolën kampionë të Kupës së Ligës angleze, “EFL Cup”.

Tashmë “djajtë e kuq” kërkojnë të ruajnë formë dhe për sezonin e radhës e për këtë mendon tekniku Erik ten Hag, i cili ka bërë “gati” një nga afrimet që kërkon në merkaton e verës.

Sipas mediave angleze, në “lupën” e Manchester United ka hyrë sërish “tulipani” i Barcelonës, Frenkie de Jong, mirëpo problemi qëndron te vetë lojtari me 25-vjeçarin, që nuk ka ndërmend të largohet nga “katalanasit”./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 13:42