Filipçe: Nëse pakoja e dytë s'jep rezultat, hapi i ardhshëm ora policore (VIDEO)
Janë shterur të gjitha masat anti-kovid të cilat i kanë pasur në plan t’i zbatojnë autoritetet shëndetësore për të ballafaquar valën e re të Kovid-19.

Nëse këto masa nuk e japin efektin e pritur, hapi i ardhshëm është vendosja e orës policore, kështu paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.


“Hapi i ardhshëm do të jetë kufizim i tërësishëm i lëvizjes, gjegjësisht ora policore. Të mbledhin forca dhe t’i respektojmë masat, sepse kjo është mënyra që duhet të funksionojë, sepse vijnë muaj të vjeshtës dhe dimrit që janë më të ftohtë”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Qëllimi siç tha, është të kemi kapacitete spitalore, që siç tha Filipçe, vazhdimisht janë duke u mbushur. Por, Filipçe disa herë përsëriti, se pakoja e dytë restriktive anti-kovid do të japë efektin e dëshiruar vetëm nëse qytetarët i respektojnë masat që dalin nga aty. Tregoi se vatra të reja të virusit janë Shkupi, Shtipi dhe Strumica.


“Vatra më të rrezikshme janë qyteti i Shkupit dhe disa komuna për rreth, pastaj vjen Shtipi dhe Strumica. E ndjekim situatën epidemiologjike në tërë shtetin. Për momentin nuk do të ketë masa të tjera restriktive dhe besoj se këto masa do të japin rezultat”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pakoja e dytë restriktive parasheh që operatorët ekonomik të mund të punojnë deri në ora 23, autobusët të qarkullojnë me kapacitet të udhëtarëve prej 50 për qind dhe të ndalohet grupimet e qytetarëve në të hapur.

Por, si këto masa dhe ato të pakos së parë duhet të kalojnë në Kuvend. Qeveria ende nuk i ka propozuar ndryshimet ligjore dhe kjo pritet të ndodh gjatë ditës së nesërme, kur edhe Qeveria do të shqyrtojë pakon e dytë të masave restriktive. Propozohet mbajtja e maskës në të hapur dhe kufizim i numrit të mysafirëve në shtëpitë e qytetarëve. /TV21/
Shtuar më 19/10/2020, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori