Janakieski: Zaev përdor shërbimet e huaja për të ardhur në pushtet
Regjistrimet që u prezantuan dje për rastin "Kosmos" janë kurdisje nga shërbimet e huaja, që Zoran Zaev i përdor për qëllime të veta, apo qëllimi i tij është të vijë me çdo çmimi në pushtet". Kështu është shprehur sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.

"Është për të ardhur keq që LSDM çdoherë vihet në funksion të mbrojtjes së atyre që shkelin ligjet dhe kjo nuk është hera e parë", ka shtuar Janakievski për rastin ku u ndanë vendime për legalizim të objekteve të paligjshme në Kisella Vodë.

Një ditë më parë, në publikimin e bombës së pestë, lideri i LSDM Zoran Zaev ka publikuar përgjimin ku Kryeministri Gruevski porosit ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, të ndryshojë planin e detajuar urbanistik dhe hapësira të kthehet në park me fontanë në mënyrë që të arsyetohet prishja e objektit në pronësi të biznesmenit opozitar, Fijat Canovski. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2015, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori