Nënkryetari i
Komisionit shtetëror zgjedhor në
Maqedoni Subhi
Jakupi, deklaroi sot se nuk janë hapur të gjitha
zyrat komunale, dhe kjo ka bërë që qytetarët ta kenë të pamundur të nënshkruajnë për kandidatët e pavarur të cilët do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 13 prillit në
Maqedoni.
Sot ka filluar grumbullimi i nënshkrimeve për kandidat për kryetarë nga grupi i votuesve që zgjatë gjer më 2 mars.
"Në periudhën prej 7 marsit qytetarët në degët e njësiteve dhe në
zyrat e KSHZ-së ose nëpërmjet ueb faqes së
Komisionit do të mund të kontrollojnë nëse emri i tyre gjendet në Listën zgjedhore", është shprehur nënkryetari i KSHZ Subhi
Jakupi. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014,
ora 17:52