Jakimovski: Në vend të Talevskit duhej arrestuar Zoran Zaevi
Kryetari i komunës së Karposhit, Stevco Jakimovski, është shprehur se Prokuroria Speciale Publike u shndërrua në partneri i 15 i koalicionit të LSDM-së dhe po bën kurthe politike ndaj atyre që nuk janë nga LSDM-ja. Ata si duket nuk po e pastrojnë të vërtetën, por po bëjnë hetime politike që është absolutisht e ndaluar.

"Maqedonia po shndërrohet në el dorado juridike ku i drejti është fajtor, ndërsa fajtori është i drejt, fal kurtheve politike kundër grupacionit të caktuar politik. Ne si GROM këtë gjë e gjykojmë, vlerësojmë se ligji për të gjithë duhet të jetë i njëjtë, për asnjërin nuk duhet që të ketë lëshime pse falje, pa dallim nëse është në pushtet ose opozitë. Unë vetëm dua të pyes: Sa herë brenda vitit, Zoran Zaev mund ta përsëris veprën mitmarrje? Dhe si është e mundur që ai nuk është paraburgosur, ndërsa të kërkohet paraburgim shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski? Unë nuk e kam të qartë se si Taleski me 21 njerëz tjerë, d.m.th. 22 janë ulur në tavolinë dhe janë marr vesh të bëjnë krim gjegjësisht ta dëmtojnë komunën që qartas tregon se qysh në fillim këtu kemi një manipulim të rrezikshëm politik", deklaroi Jakimovski. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori