Jakimovski: Cërvenkovski më kërcënoi
Ish-bashkëpunëtori i Branko Cërvenkovskit, Stevço Jakimovski, ka bërë të ditur për mediat maqedonase se është kërcënuar nga lideri socialdemokrat për të mos dorëzuar kandidaturën e tij në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ai ka konfirmuar informacionet se dy ditë para skadimit të afatit ligjor për kandidaturën, kishte patur një mosmarrëveshje me kreun e LSDM-së, i cili i kishte kërkuar atij të mos kandidohej, por të respektonte vendimin e opozitës së bashkuar për bojkot të plotë të procesit zgjedhor.

"Është normale që në të tilla situata të ketë dhe aso biseda, por kjo nuk është tani me rëndësi. Me rëndësi është se thashë qëndrimin tim se duhet të shkohet në zgjedhje, për shkak se besoj se opozita do të fitojë më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 dhe se komunat duhet të bëhen fortifikata të Rezistencës, si një fushë shahu ku do të shpërndaheshim në tërë vendin dhe që atje do të bënim rezistencën", ka deklaruar Jakimovski, citon Zhurnal.

Mediat pro-qeveritare kanë raportuar se tensionet ndërmjet Jakimovskit dhe Cërvenkovskit kanë degjeneruar deri në përplasje fizike. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori