Shoferja përplas të moshuarin me biçikletë në Durrës

Një makinë ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në lagjen nr.1, Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç., ka aksidentuar shtetasin S.N., rreth 70 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.06.2020 13:24