U hodh nga kati i katërt i spitalit në Kosovë, ndërron jetë pacienti

Ka ndërruar jetë pacienti që u hodh mëngjesin e sotëm nga kati i katërt i QKUK-së në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Policia po puon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/