Ja zgjidhja që ofron Petkovski për krizën politike
Ish-kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e ndjekjeve të komunikimeve, Tito Petkovski se “Nëpërmjet regjimit autoritar që praktikon VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit praktikisht pamundësohet çfarëdolloj kontrolli ndaj sajë dhe as që ekziston mundësia që nëpërmjet zgjedhjeve demokratike kjo qeveri të ndryshohet, që në opozitë krijon ndjesinë e diskriminimit si pakicë politike në vend”.

Duke u nisur nga kjo PRSD, konsideron se si kusht për normalizimin e gjendjes në Maqedoni është dorëheqja e qeverisë aktuale dhe kryetarit të shtetit, krijimi i klimës politike që duhet të përfundojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike, si dhe zgjedhje presidenciale.

PRSD-ja propozon që në pjesën politike në bazë të një marrëveshje politike precize mes partive politike duhet të përcaktohet dinamika e të gjitha aktiviteteve që duhet të çojnë në formimin e qeverisë teknike me mandate dhe funksion të përcaktuar, shkruan "portalb".

Sipas PRSD-së, zgjidhja juridike e veprave penale që dalin nga bisedat e përgjuara duhet të fillojnë me largimin e Prokurorit publik dhe zgjedhjen e një Prokurori të ri njëkohësisht me një proces transparent dhe të monitoruar nga ndërkombëtarët. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori