Ja vendet që mund të punohet me pasaportë maqedonase
Lajmi i mirë për qytetarët e Maqedonisë është se ata pa pasaportë bullgare mund të punojnë në Norvegji, Suedi dhe Gjermani. Nëse e vizitoni ueb faqen, ec.europa.eu/eures, mund të gjeni punë në njërën nga shpalljet e publikuara, transmeton Telegrafi.

Qytetarët që duan të lëvizin në vende të Bashkimit Evropian, në rastin konkret në Suedi u nevojitet vetëm pasaportë, ndërsa kushtet tjera kontraktohen me punëdhënësin. Sipas përfaqësuesit të ambasadës suedeze në Kroaci, për vendin skandinav nuk ekziston vizë emigruese. Mjafton vetëm një anëtar i familjes të gjejë punë e pastaj mund ti tërheq edhe anëtarët tjerë.
Pothuajse e njëjta mënyrë është edhe për Norvegjinë. Atje punohet nga 7,5 orë në ditë, ndërsa të punësuarve u takojnë 30 ditë pushim.

Për të gjithë të interesuarit kjo është ueb faqja për vende të lira pune në Gjermani: www.jobboerse.arbeitsagentur.de

Duke pasur parasysh që përparësi gjatë punësimit u jepet kuadrove deficitare në këto vende, në vijim ua prezantojmë kuadrot deficitare sipas shteteve.

Shteti gjerman ka nevojë për: TI, inxhinierë të makinerisë, elektricistë, elektro-instalues, , hidraulik, mjekë, infermiere dhe kujdestare për pleq dhe fëmijë të sëmurë.

Suedia ka nevojë për: stomatologë, kontabilistë, kuzhinierë, bukëpjekës, bojaxhi, teknik dhe inxhinier të ndërtimtarisë, inxhinierë të elektronikës, sektorin TI

Norvegjia ka nevojë për: kuzhinierë, bukëpjekës, teknik dhe inxhinier të ndërtimtarisë, infermiere dhe mjekë./Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori