Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjet më të mira në Maqedoni
Synimi kryesor i Sektorit për Veprimtari Publike (arsim, kulturë, sport, mbrojtja shëndetësore për femijët) është ngritja e cilësisë së përgjithshme në procesin edukativo-arsimor, dhe pikërisht për në disa komuna të cilat kanë ristartuar me garat në të gjitha lëndët mësimore, thotë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Ahmet Qazimi, udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike (arsim, kulturë, sport, mbrojtje shëndetësore për fëmijët) pranë Komunës së Tetovës.

"Synimi ynë kryesor është ngritja e cilësisë totale në procesin edukativo - arsimor, gjë që mund të arrihet vetëm nëpërmjet procesit të garimit dhe pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare. Pikërisht për këtë filluam të realizojmë garat nga të gjitha lëndët mësimore dhe stimuluam pjesëmarrjen e nxënësve në kompeticione të ndryshme. Rezultati nuk mungoi me ç’rast vitin shkollor 2016/2017 e përmbyllëm me 115 vende të para, 54 në vendin e dytë dhe 68 bë vendin e tretë, gjithsej 237 vende të fituara në nivel rajonal dhe kombëtar. Aspekti i dytë ku u fokusuam ishte aplikimi në projektet arsimore të financuara nga BE dhe KB, me ç’rast përsëri vitin e kaluar e përmbyllëm me pjesëmarrje në 27 projekte ndërkombëtare siç janë ato, ERASMUS+ dhe ACES projektet. Qindra nxënës të shkollave të mesme ishin në programe studimore anembanë shteteve evropiane (Norvegji, Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Slloveni, Zvicër, Greqi, Sllovaki) dhe u pajisën me EURO PASS pasaporta si rezultat i perfundimit të suksesshëm të programeve studimore. Poashtu ishim nikoqir edhe të mësimdhënësve dhe nxënësve që në kuadër të po këtyre projekteve ishin pjesë e programeve që u organizuan në qytetin tonë. Besoj qe vetem duke qenë pjesë e sistemit global arsimor mund të jemi konkurentë në shkencë, arsim dhe tregun e punës.", thotë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Ahmed QAZIMI, Udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike (arsim, kulturë, sport, mbrojtje shëndetësore për femijët) pranë Komunë së Tetovës.

Shkolla private “Jahja Kemal”, në Shkup përfshin të arriturat dhe aktivitetet e studentëve për vitin e ri 2017-2018. Kjo shkollë, posedon projekte të shumta në dobi të studentëve për arsimin e tyre sipëror. Në këtë institucion organizohen panaire shkencore dhe kulturore,projekte të shumta në sferën e kulturës, klubi i shtypit dhe takim me mediat, vizita e studentëve në fabrika të ndryshme, klubi i bamirësisë, ndihma e parë, organizimi i sesionit të natës, garat për modelet e biologjisë,gara për histori, drejtshkrimi i gjuhës,konkursi i diturisë, Dita PI –shkrime në projektor, gara në matematikë dhe matematikën vizatimore etj.

Gjithashtu nuk duhet lënë parmendur, Loja 24, vizitë në Kuvend, gara me fotografi,festivali pranveror, eventi i simulimit diplomatik, aktivitete në shah, mësim i 200 në gjuhën turke,projekte të përfshira nga akademia e avullit,përpunim i robotikës (robotëve), debate, fotografi, Festivali internacional i gjuhës dhe kulturës, Olimpiada internacionale e filozofisë, Shkencat sociale, Olimpiada e projekteve, Klima e artë në Kenia,Informatikë,Natyra mbi të gjitha-Texas SHBA, Njerëzit gjeni-Nju Jork SHBA,Rezultatet e INESPO-Amsterdam,Kupa botërore e shkollës, Rezultate të UNIPO, SCI-sfida,Teknika popullore (Projekte në vende të ndryshme të botës, Kenia, Rumani, Nju Jork, Amsterdam, Sarajevë, Austri, Maqedoni etj).
Shtuar më 20/09/2017, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori