Ja si pritet të jetë koha gjatë javës
Pëlqej
Sot, në vend mbajti një mot me diell dhe me vranësira të pjesshme në disa pjesë të shtetit.

Temperatura minimale e regjistruar ishte 13 gradë celcius, ndërsa maksimalja arriti në 26 gradë celcius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

E mërkura pritet të jetë përsëri dita më e nxehtë e kësaj jave, ku temperatura maksimale pritet të arrijë në 31C. Do të fryj erë nga jugu, e lehtë dhe mesatare.

Ndërsa, të enjten pritet të mbajët mot i freskët ngjashëm me atë që mbajti sot.

Të premten dhe të shtunën pritet të kemi shtim të vranësirave, rritje të lagështisë së ajrit dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve të parametrave meteorologjik do të krijohen kushte që këto ditë të kemi reshje të dobëta dhe të izoluar shiu. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori