Ja si pati reaguar Gold Ag për rastin "Monstra"
Prokurorja publike, Gordana Gershovskka , në fjalët e saj përpara gjykatës, ka përmendur ndër të tjera dhe këngët e reperit "Gold Ag".

Ajo pati thënë se djemtë janë mbushur me urrejtje etnike nisur nga kënga "Ty o Gostivar" e reperit shqiptar nga Maqedonia.

"Më vjen keq që ndodhin këto gjëra në këtë shekull, këngët e mia i ka secili shqiptar në shtëpit e tyre. Nuk është normale të jët dëshmi një këngë e cila ka përmbajtje nacionaliste. Edhe maqedonët e serbët kanë këngë kundër shqiptarëve bile edhe më të rënda se kënga e Gostivarit. Shpresoj që kjo mos të përsëritet më, për shkak se kënga është art dhe realitet ku jetojmë. Nëse dënohen me këto prova veç për këngën atëher është turp për atë shtet që ngre akuza pa bazë. Edhe njehër më vjen keq për krejt këtë që flitet. Këngët e mia i posedon secili shqiptar, mos të luhet me ndjenjat e popullit. Mos të gjykohemi vetëm se mundet, dikush t'na poshtrojë vetëm se i vjen kah dora", ka qenë reagimi i i Gold Ag. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2014, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori