Ja si jetojnë emigrantët në kampet e Francës (FOTO)

Emigrantët e fundit kanë boshatisur kampin ilegal në qytetin e Kalaisit në Francë, kamp i cili ishte improvizuar në një sallë sporti në këtë qytet. Bëhet e ditur se në mesin e imigrantëve ka pasur njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe shqiptarë.

Përreth 2000 imigrantë gra, fëmijë, pleq e burra jetuan në kushte mizorie në këtë vend duke shpresuar se së shpejti do të niseshin për në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton "Indeksonline".

Salla e boshatisur tani është në një gjendjetmerrshme, me mbeturina, tenda dhe kuti të lëna pas, gjë që sipas autoriteteve mendohet të kushtojë qindra mijëra dollarë për t'u pastruar.

Emigrantëve u ishte dhënë ultimatum nga policia që lirojnë vendin, por disa prej tyre u vendosën në kampe të tjera vetëm disa kilometra larg. /albeu.com
Shtuar më 01/04/2015, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori