Ja si e pret Gruevski 13-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
Pëlqej
Më 13 gusht shënohet 13-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri Nikola Gruevski vazhdon ta "injorojë" përvjetorin e kësaj date.

Edhe këtë vit është planifikuar një shënim formal dhe simbolik, përmes një tribune me temën “Dekada e dytë e Marrëveshjes së Ohrit – nevojë apo detyrim në rrugën drejt integrimit evropian”, në organizim të sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit.

Siç mësohet në këtë debat më shumë janë ftuar ish-funksionarë dhe ish-politikanë, se sa zyrtarë të lartë shtetëror dhe personalitete diplomatike. Në tryezën e debatit janë ftuar edhe dy nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, ish-kryeministri Lubco Georgievski dhe ish-lideri socialdemokrat, Branko Cërvenkovski.

Nëpër mediat maqedonase, pjesë e debatit janë 100 mijë eurot e ndara për përpunimin e një analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një projekt që e fitoi agjencia për marketing “DMU tag komunikaci”, e cila ishte e vetmja që ka konkuruar në tenderin e shpallur.

Marrëveshja e Ohrit vazhdon të mbetet dokumenti bazë me të cilin ligjërisht rregullohen të drejtat e etnive në Maqedoni.

Pavarësisht se ka patur përmirësim të implementimit të saj dhe shqiptarët janë përfaqësuar më shumë në nummër nëpër institucione, sërish shqiptarët nuk gëzojnë të drejta aq sa janë parashikuar në dokument. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori