Ja si e komenton Spasovski largimin nga posti i ministrit të MPB-së
Oliver Spasovski, i cili deri ditën e djeshme ishte në funksion të ministrit teknik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shprehur falënderimet e tij për qytetarët pasi dje u pranua dorëheqja e tij nga Kuvendi dhe njëkohësisht vendin e zuri, Mitko Çavkov, njofton Portalb.

“Më lejoni që në fund të mandatit tim si ministër të ju falënderohem juve qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen tuaj bujare, për profesionistët të cilët ende ekzistojnë në MPB, ndërkaq njëkohësisht e falënderoj edhe ekipin tim për mbështetjen bujare dhe sakrificën e tyre gjatë periudhës së kaluar. Pata nderin dhe krenarinë që të punoj për sigurinë e qytetarëve me profesionistë në MPB. Vazhdojmë bashkë për Maqedoninë”, ka shkruar Oliver Spasovski, tani ish ministër i MPB-së./Albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori