Ja si doli nga spitali sulmuesi i Selës (VIDEO)
Dy muaj pasi u arrestua nga policia për tentim vrasje të deputetëve, njëri prej sulmuesve të Ziadin Selës, është dhunuar në Burgun e Shutkës.

Gjorgjievski është sjellë të hënën paradite në qendrën e urgjencës të spitalit “8 Shtatorit”, kurse rreth orës 17:00 policia e mori për ta kthyer në burg.

I dyshuari për tentim-vrasje, Kire Gjorgjievski ishte i lënduar në fytyrë, por në automjetin e burgut hyri në këmbë të veta, dhe pa ndihmën e askujt.

Më 11 maj të këtij viti, policia arrestoi Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij, kurse në banesën e të dyshuarve janë gjetur atletet të përlyera me gjak, që besohet se ishte e deputeteve.

Babë e bir prokuroria iu shqiptoi masën e paraburgimit, por të dy të dyshuarit kanë deklaruar se vetëm kanë dashur ta ndihmojnë Selën, e jo ta vrasin.

Ata do të gjykohen për veprën penale tentim për vrasje me paramendim, vepër që sipas Kodit Penal, dënohet më të paktën, 5 vjet burg. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori