Lirohet nga burgu polici që vrau George Floyd

Ish oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin, i cili akuzohet se i mori jetën afro amerikanit George Floyd është liruar ditën e sotme. Chauvin, 44 vjeç, ndodhej në qelinë e sigurisë maksimale në Oak Park Heights që nga fundi i majit.

Sipas mediave, efektivi u la i lirë me kusht të paguante 1 milion dollarë. Të katër oficerët aktualisht të përfshirë në ngjarje tani janë liruar.

Video që u publikua në rrjetet sociale tregonte Chauvin teksa i vendoste gjurin në qafë Floyd për gati tetë minuta. Video ndezi protesta dhe zemërim në Minneapolis dhe demonstrata në të gjithë botën.


Shtuar 7.10.2020 20:17