Ja se në çfarë kushtesh mësohet në Çellopek
Pëlqej
Në fshatin Çellopek të komunës së Bogovinës nxënësit mësojnë në kushte shumë të vështira.

Bankat janë thuajse të shkatërruara, e ndërsa nëpër klasa hyn edhe lagështira.

Për ngecjen e punimeve komuna fajëson ministrinë e arsimit.

Për 100 nxënës që ndjekin shkollën "7 marsi" të fshatit, gjendja është vërtetë e rëndë, pasi vjen erë e keqe, ka dritare të hapura, mësohet si në një barrakë etj.

“Ne kemi kushte mjaft të këqija, ujë nuk kemi ky objekt krejt kundërmon, në mëngjes kur vijmë kundërmon erë e mykur, kemi frikë për shëndetin e nxënësve. Kushte nuk kemi, mjete edhe ashtu nuk kemi, gjithçka që sigurojmë vet ne arsimtarë. Ne edhe herën tjetër e kemi përmendur, vjen dimri, nuk i dihet ky objekt është mjaft i vjetër i ka kaluar afati që moti, nuk e di nuk jemi të sigurt”, tha mësuesja Shemsie Ajdari për Alsat-M.

Drejtori i shkollës fillore “7Marsi” të fshatit Çellopek, Ajdin Abdullahu ndërkohë ka qenë sot "i zënë" për tu përgjigjur lidhur me këtë gjendje të shkollës. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori