Ja sa qytetarë janë futur sot në Maqedoni përmes kalimin kufitar "Tabanoc"
Prej mesnatës, deri në ora 15:00, në kalimin kufitar "Tabanoc" janë futur gjithsej 2.235 qytetarë, prej të cilëve 1.551 kanë qenë vendas, ndërsa 684 shtetashuaj.

Nga MPB informojnë se në këtë periudhë, nga vendi kanë dalë 373 persona, prej të cilëve 212 vendas, ndërsa 161 shtetashuaj.

MPB rikujton se prej sot për hyrje në Serbi është obliguar posedimi i testit PCR negativ, jo më të vjetër se 24 orë, përveç për udhëtarët të cilët kalojnë transit nëpër Sërbi, dhe të njëjtit janë të detyruar që brenda 12 orëve të dalin nga Serbia.
Shtuar më 21/12/2020, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori