Ja sa “peshon” pasuria e ish zv/kryeministrit Stavreski (FOTO LAJM)

Ish zv.kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavrevski pas 10 viteve në këto dy funksione, mësohet se zotëron një shtëpi në Shkup, banesë në Ohër dhe në Uashington- SHBA. Stavreski së bashku me gruan në bazë të këtyre pronave zotëron një pasuri prej 233 mijë euro. Në emër të tij, në emër të gruas dhe fëmijëve Stavrevski në bankë ka paraqitur se ka 5600 dollarë amerikan, 22.200 euro, 5.685.445 denarë (92.400 euro) dhe 4 dollarë australian.

Zoran Stavreski ka 52 vjet. Karrierën e ka nisur në Bankën Popullore më vitin 1993, nga 2001-2006 ka punuar në Bankën Botërore- ne disa pozicione, që më pas të “rehatohet” në qeverinë e Gruevskit, ku do të mbetet 10 vite. Në ndërkohë ka forcuar shoqërinë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, të cilit do t’i bëhet pastaj edhe kumbarë në dasmën e dytë me gruan Borkica, shkruan portali NOVA.

Ai do të mbahet mend si ministër në kohën e të cilit shteti ka hyrë në borxh 2,5 miliard euro. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori