Në 24 orët e fundit në qendrat
kovid në
spitalet në vend raportohet se
trajtohen gjithsej 811pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit.
Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir
trajtohen 65 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në Spitalin në Shtip
trajtohen 53 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles 59 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 114 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën
kovid në Ohër
trajtohen 110 pacientë, në Prilep 115, në Gostivar 54, ndërsa në Strugë 30 të sëmurë.
Në Spitalin në Strumicë
trajtohen 71 pacientë, në Koçan 22, në Kërçovë 20, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë ndaj coronavirusit. Duke pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të
pacientëve nga
spitalet.
Numri i përgjithshëm i
pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cikët
trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në
spitalet në vend është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në qendrat
kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime nga spitali të
pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.
Edhe krahas fluksit të madh të
pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha
spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve
kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 18:15