Publikohen formacionet zyrtare të Dudelanzh-Tirana

Tirana nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve me një transfertë në Luksemburg përballë Dudelanzh, një ndeshje shumë e rëndësishme për bardheblutë të cilët duan të kalojnë turin e parë për të ndjekur objektivin e sigurimit të fazës së grupeve në një nga kompeticionet ndërkombëtare.

Në rreshtimet zyrtare të të dy skaudrave bie në sy se trajneri i kampionëve të Luksemburgut ka ndryshuar skemën e tij të preferuar 3-5-2, duke e kthyer në një 4-4-1-1. Kjo, si për faktin se i janë larguar shumë nga  titullarët e mbrojtjes, ashtu edhe se vendasit i druhen sulmit të rrezikshëm të bardhebluve.

Ndërkohë, trajneri Shehi ka vendosur të mos bëjë shumë surpriza me rreshtimin duke konfirmuar atë 4-3-3 me Aleksin e vendosur para mbrojtjes si dhe me Seferin e Xhixhën në krahë të Devid në qendër të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE

Dudelanzh: Foks, Skënderoviç, Da Kosta, Diuf, Kirsh, Gashi, Sinani, Bojiç, Morren, Hasan Nader, Haxhi.
Trajner: Karlos Fangueiro

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Toshevski, Ismailgeci, Aleksi, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha, Devid.
Trajner: Orges Shehi


Shtuar 6.07.2022 18:28