Ja sa emigrantë do të pranojë Maqedonia
Maqedonia do të pranojë nga Greqia aq emigrantë sa ç'dalin nga Serbia.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme i cili u mor në seancën e djeshme të Komitetit drejtues, që është organi më i lartë përgjegjës për krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në seancën e djeshme një nga përfundimet ishte pikërisht kjo, se aq refugjatë sa dalin nga Maqedonia në Serbi, po aq refugjatë Maqedonia do të lejojë të hynë nga Greqia”, konfirmoi për AA zëdhënësja e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Nadica Vëçkova.

Në takimin, i cili kryesohej nga ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, morën pjesë edhe Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajlovski, i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Mbrojtjes, Zoran Jolevski, dhe drejtorja e Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu.

Në takim u vendos edhe që të shtohen kontrollet shëndetësore në kampet e refugjatëve. /Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori