Ja sa drejtori do t’i takojnë BDI-së, LR-PDSH-së dhe RDK-së (VIDEO)
Pëlqej
Grupet negociatore të partivekoalicionit qeverisës po diskutojnë për ndarjen e posteve të drejtorive.

Në kuadër të ndarjes së kulaçit qeveritar, 70 drejtori dhe këshilla drejtues do t’i takojnë BDI, 40 Aleancës për Shqiptarët.

Prej këtij kulaçi 10 drejtori i përfiton RDK e Vesel Memedit, e cila po negocion e vetme për këto poste, njofton Alsat.

Nga drejtoritë e rëndësishme, partitë shqiptare nuk pritet të drejtojnë ndonjërën prej tyre, që deri tani i kanë drejtuar kuadrot e partive kryesore maqedonase.

Partitë e koalicionit po vazhdojnë bisedimet dhe se deri tani asgjë nuk është konkretizuar. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori