Ja replikat mes Gruevskit dhe Zaevit në gjyq
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski dhe lideri opozitar, Zoran Zaev janë përballur sërish sot në gjykatë me akuza dhe kundër-akuza lidhur me skandalin për "vjedhjen e Bankës së Maqedonisë".

Gruevski ka shpjeguar se të gjitha fjalët që ka adresuar Zaevi tek ai janë gënjeshtra.

Zaev ka shpikur skenarin e një kampanje intensive për nxjerrjen e të pavërtetave dhe dëmtimin e imazhit tim. Nuk është e vërtetë se jam baba i kriminalitetit dhe se kamë marrë 1.5 milion euro dhe e kam dëmtuar shtetin me mos pagesë të tatimit dhe e kam shitur Bankën e Maqedonisë. Këto janë shpifje. Gjatë gjithë jetës nuk kam pasur asnjë konflikt me ligjin. Në kontakte me miqtë e vendit deklarata më ka lënduar dhe më ka shkaktuar dhimbje për shkak të atakimit të paskrupullt të personalitetit tim”, tha Gruevski.

Ndërsa, Zaevi nga ana e tij ka thënë se incizimet ia ka dhënë Den Donçevi.

Sipas tij, prandaj dhe gjykata e ka refuzuar ta thërrasë si dëshmitar Donçevin. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori