Ja pse Maqedonia nuk mori pjesë në marshin e Parisit
Maqedonia nuk mori pjesë në marshin e zhvilluar dje në Paris, në shenjë solidarizimi pas sulmeve terroriste të disa ditëve me parë ku humbën jetën 17 persona. Për pjesëmarrjen në këtë marshim, sipas ambasadës franceze nuk ka pasur ftesa, duke lënë të hapur kështu mundësinë për t'iu bashkuar marshuesve. Me sa duket ky fakt ka qenë edhe shkaku i mospjesëmarrjes së Maqedonisë në këto marshime, pasi nga kabineti i presidentit Ivanov thonë se nga ambasada franceze në Shkup deri të shtunën pasdite nuk ka pasur asnjë informacion.

Fakti se pjesëmarrja në këtë marshim ishte e lirë dhe pa një ftesë zyrtare, ka krijuar edhe vonesën në organizimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë në marshin e Paqes.
Nga kabineti i presidentit thonë se deri sa kanë kontaktuar në telefon me ambasadën e kanë kuptuar se nuk ka ftesa për pjesëmarrje në marshin e Parisit sepse ka qenë kohë e shkurtër për çfarëdo lloj organizimi tjetër.

Të njëjtin qendrim ka shprehur edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duke theksuar se nuk ka pasur thirrje apo kurrfarë informacioni për pjesëmarrjen eventuale të ndonjë delegacioni maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori