Ja pretendimi grek për emrin e Maqedonisë
Pëlqej
Ministria e Jashtme e Greqisë, ka lëshuar një komunikatë, ku bën me dije qëndrimin zyrtar të shtetit grek për emrin e Maqedonisë.

“Pozicioni i Greqisë për një emër të përbërë, me përcaktues gjeografik përpara fjalës ‘Maqedoni’ dhe jo përpara fjalës ‘Republikë’, për përdorim ‘erga omnes’, për të gjitha përdorimet, brenda dhe jashtë shtetit, është ndërtuar prej vitesh dhe përsëritet në vazhdimësi në Kuvendin grek, si dhe në të gjitha takimet shumëpalëshe dhe dypalëshe”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Greqisë.

MPJ e Greqisë sqaron, duke thënë se nuk është rastësi që edhe aktualisht në referencën FYROM, fjalët "former yugoslav" qëndrojnë përpara fjalës "Republikë". /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori