Ja për çfarë u fol në takimin dy orësh midis Zaevit dhe Presidentit Ivanov
Pas më shumë se dy orësh takimi me presidentin Gjorge Ivanov, kryetari LSDM-së Zoran Zaev, tha se edhe pse e ka kërkuar mandatin nga Ivanov, presidenti i ka kërkuar 61 nënshkrime të deputetëve dhe pastaj do mund t’ia dorëzojë mandatin.

I pyetur nëse ka pranuar zgjedhje, Zaev është përgjigjur se LSDM-së më shumë i konvenojnë zgjedhjet e reja, por për arsye se zgjedhjet nuk ju konvenojnë partive tjera, sipas Zaevit zgjedhje nuk do të ketë.

Zaev për zërat e Brukselit tha se nuk janë për koalicion të zgjeruar nga gjithë partitë, por për koalicion për Qeveri më të qëndrueshme.

Zaev ka shtuar gjithashtu se nuk do të pranojë asnjë koalicion nga personat e dyshuar nga PSP-ja./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori