Ja përse shoferët tremben kur kalojnë në këtë rrugë të Maqedonisë
Pëlqej
Drejtuesit të automjeteve që kalojnë në aksin Shtip – Strumicë në Radovish, në lindje të Maqedonisë, padyshim që u ka rënë në sy një tabelë e pazakontë e vendosur nga qytetarët.

Tabela paralajmëron shoferët të bëjnë kujdes me mënyrën si ngasin makinën, pasi i pret vdekja e sigurt, shkruan Tetova Sot.

Para tabelës shkruhet “Vdekja pret në këtë rrugë, vozitni me kujdes”, ndërsa disa metra më tutje qëndron simboli i varrmihësit famëkeq që simbolizon vdekjen

Qëllimi i vendosjes së simbolit është numri i lartë i aksidente që ndodhin në zonë dhe ndërgjegjësimi i shoferëve për të respektuar rregulloret e qarkullimit.
Shtuar më 17/07/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori