Ja për çfarë do të flasë Ivica Daçiç sot në Shkup
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç do të jetë sot për një vizitë njëditore në Shkup.

Ai pritet të takojë homologun e tij, Nikola Popovskin, por edhe presidentin Ivanov dhe kryetarin e parlamentit, Trajko Veljanovski.

Daçiç pritet të flasë rreth mundësisë që të dyja vendet, Serbia dhe Maqedonia të mund të mbajnë një takim të përbashkët qeveritar deri në fund të këtij viti dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes shtetit serb dhe Maqedonisë.

Ndër të tjera, Daçiç pritet të diskutojë me zyrtarët e lartë të Shkupit edhe për zhvillimet rajonale dhe ata ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori