Ja pasuria marramendese e familjes Ademi
Pëlqej
Familja e numrit dy të BDI-së, Abdilaqim Ademit, gëzon një pasuri marramendëse.

Mësohet se rritja ekonomike e familjes Ademi ka ardhur më së shumti nga biznesi i marketingut, të cilën e posedon kjo familje nga fshati Shemshovë i rrethit të Tetovës.

Në fillim të hulumtimit, thuhet se kompania "Skrin Media" drejtohet nga nipi i ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi, Elmedin Ademi.

Portali "Inbox" ka arritur të mësojë se themelimi i kompanisë, "rastësisht" ka qëlluar të jetë viti 2008 në kohën kur në pushtet u rikthye Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në atë kohë, kompania është regjistruar duke depozituar 100 mijë euro.

Fillimisht kompania është drejtuar nga disa partnerë ndërsa më pas i është lënë në pronësi dhe udhëheqje vetëm nipit të Abdilaqim Ademit./albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori