PD i rikthehet sërish 8 janarit, flet me emra: Kriminelët me të cilët Berisha sulmoi selinë

Partia Demokratike, ka publikuar në Facebook një video nga protesta e 8 janarit dhe thotë se asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar selinë nuk ia doli.

“Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike”, shkruan PD ndërsa në video shihet emri i Agron Asllan Gjurës, për të cilin thotë se është një nga kriminelët me të cilët Berisha sulmoi selinë blu./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 17:21