Ja pasuria e Ali Ahmetit dhe e Menduh Thaçit
Pëlqej
Një nga pyetjet që ështe ngritur më së shumti ka të bëjë me atë se çfarë pasurie disponojnë dy liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Agjencia e lajmeve Kurir.sq ka dëshmuar edhe pasurinë e dy liderëve.

Pasuria e Ali Ahmetit

1. Shtëpi prej 800 metër katror në Shkup e cila kap vlerën e 150 mijë eurove

2. Tokë bujqësore prej 700 metër katror në Shqipëri me vlerë 30 mije dollarë, 22 674 euro

3. Shtëpi prej 254 metër katror në Kërçovë e cila kap vlerën e 100 mijë dollarë apo 75 555 euro

4. Veturë Wolzvagen Polo e vitit 2010, e cila kap vlerën e 7000 euro

5. Dhe Depozitë bankare prej 758.482 denarëve apo 12 333 euro.

Ahmeti ka paraqitur pasuri prej 267 562 euro.

Pasuria e Menduh Thaçit

1. Shtëpi të cilën e ka trashëgimi nga prindërit prej 1.186 metër katror në Tetovë e cila kap vlerën e 13 milion denarëve, apo 212 071 euro

2. Shtëpi në emrin e tij personal në Tetovë prej 209 metër katror e cila kap vlerën e 4.575.000, apo 74 390 euro

3. Veturë e tipit BMW e vitit 1996 e cila kap vlerën e 3.075.000 denarëve apo 50 mijë euro

4. Veturë si pasuri e bashkëshortes e tipit Pezho e vitit 2005 e cila kap vlerën e 430.000, apo 7 mijë euro

5. Depozite Bankare prej 1.463.198 denarëve apo 23 791 euro

6. Depozite Bankare 98.984 euro

7. Depozite Bankare në emrin e bashkëshortes prej 3.134.416 denarëve apo 50 966 euro

8. Ka një borxh i cila është 22.300 euro, si dhe ka një kredi 4.612.500 denarëve apo 75 mijë euro
Gjithsej 517 202 euro pa llogaritë borxhet, dhe kredit të cilat i ka. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori