Në listën e Ali Ahmetit,
deputeti më i pasur është Ramiz Merko.
Prona e tij kap një vlerë prej 623 mijë
eurosh.
Te kjo
pasuri përfshihen prona, para në bankë dhe makina.
Merko fiton po ashtu për çdo vit 10 mijë
euro vetëm nga qiratë, ndërsa dikush i ka një borxh prej 43 mijë
eurosh.
I dyti në rradhë nga BDI është
deputeti Hazbi Lika, transmeton Almakos.
Pasuria e tij shkon 540 mijë
euro, por 54 mijë i ka
kredi.
I treti nga partia shqiptare në pushtet, Jamin Sinani vlerësohet të ketë një
pasuri prej 500 mijë
eurosh.
Ndërkaq, në listën e Menduh Thaçit, më i
pasuri rezulton të jetë Gazmend Aliu me 267 mijë
euro.
Në pasurinë e tij regjistrohen 267 mijë eurot, por ka dhe një
kredi prej 11 mijë
eurosh.
Bekim Fazliu ka deklaruar 125 mijë
euro pasuri.
Imer Aliu ka
pasuri prej 54 mijë
eurosh dhe një
kredi prej 10 mijë
euro.
Më i varfëri rezulton të jetë
deputeti Ernad Fejzullahu me vetëm 15 mijë
euro dhe një makinë prej 3 mijë
eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014,
ora 17:24