20 vjet në burgjet e regjimit komunist, Basha njofton ndarjen nga jeta të ish të dënuarit politik

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka njoftuar ndarjen nga jeta të ish të dënuarit politik Qani Sadiku, i cili ka vuajtur 20 vjet në burgjet e regjimit komunist.

Basha i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëvuajtëve për këtë humbje

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 22:48