Ja numri i refugjatëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia në Gjermani gjatë 2015-ës (FOTO LAJM)

Shqiptarët nga Shqipria - 54.762
Rreth 1.1 milion refugjatë emigruan në Gjermani gjatë 2015, duke thyer gjithë parashikimet dhe normat e lejuara. Më poshtë keni një shikim të numrit të refugjatëve nga të gjitha vendet, ku në Top 10 janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Gjatë vitit 2015 në Gjermani erdhën numër rekord të refugjatëve, duke thyer gjitha prognozat.

Sipas institutit gjerman të azilantëve dhe migracionit, BAMF, aplikimin për azil e kanë regjistruar 476.649 veta, që është për 273.815 më shumë se vitin e kaluar, njoftoi ministria e brendshme gjermane gjatë së mërkurës.

Numri më i madh i regjistrimeve ishte gjatë muajit tetorit me 57.800, ndërsa numrin më të madh të refugjatëve përbëjnë sirianët me 34%. Numri i regjistrime në kufij është shumë herë më i madh, duke arritur në 1.1 milion, përcjell Bota sot.

"Duhet të jemi krenarë për mbarëvajtjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe njëherësh humanitare. Numër kaq të madh të refugjatëve nuk kishim pritur prej kohës së regjistrimit, pas LDB," tha mes tjerash ministri i brendshëm Thomas de Maiziere.

Nga Siria janë regjistruar si azilantë 162.510 (34%), duke qëndruar në vendin e parë, ndërsa më pas vijnë vendet e Ballkanit perëndimor, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Së bashku me Bosnjën dhe Malin e Zi, azilantët nga Ballkani perëndimor përbëjnë rreth 30 përqind të azilantëve të përgjithshëm në Gjermani. Shifer shume e larte kjo, duke pasur parasysh se rajoni nuk ka konlikte ushtarake. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2016, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori