Ja ministrat që përfliten se do të dorëhiqen (FOTO LAJM)

Gordana Jankullovska - ministre e brendshme
Spekulime të ndryshme në prag të Kongresit të VMRO DPMNE-së, i planifikuar për tu mbajtur këtë fundjavë. Disa media, duke iu referuar burimeve diplomatike, paralajmërojnë dorëheqje të ministrave Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski dhe Mile Janakievski, si dhe të drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Spekulime të tjera thonë madje se dorëheqjet mund të publikohen në Kongresin partiak të VMRO DPMNE-së më 2 dhe 3 maj në Kumanovë.

Nga Ministria e Financave, për Alsat M, përgënjeshtrojnë se ministri Stavrevski mund të japë dorëheqje periudhën në vazhdim, ndërsa nga ministritë e tjera nuk shprehen.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov është shprehur se asnjë formë e zgjidhjes gjysmake nuk është e pranueshme për LSDM-në. Shilegov thekson se qëndrimet e opozitës janë të qarta, dalja e vetme nga kriza është Qeveria kalimtare që do të pasonte pas dorëheqjes së Gruevskit dhe kryeprokurorëve Marko Zvërlevski dhe Jovan Ilievski.

Vetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë publikimit të bombës së fundit, i dërgoi porosi faktorit ndërkombëtar, duke thënë se kriza politike në Maqedoni nuk zgjidhet me komisione anketuese dhe zgjidhje gjysmake, por vetëm me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe formimin e Qeverisë së përkohshme që do e çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe të lira. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori