Ja me çfarë u sulmua qeveria dhe pse u krye sulmi
Ndaj godinës së qeverisë është gjuajtur me plumba të kalibrit të lartë.

Kështu ka deklaruar së paku zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

"Plumbat (predhat) me të cilat mbrëmë është shtënë ndaj godinës së Qeverisë së Maqedonisë janë të kalibrit të lartë, dhe hetimi tashmë po shkon drejt fundit", tha Kotevski, raporton Almakos.

Ndërsa mediat maqedonase flasin se të shtënat mund të kenë ardhur nga Kalaja e Shkupit kundër ndonjë funksionari qeveritar.

Kotevski ka sqaruar se predhat që janë gjetur në godinë janë marrë për tu analizuar.

Për rastin kanë nisur hetimet, por ende nuk ka detaje më të hollësishme sesa kaq./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori