Ja letra e bashkëluftëtarit të plagosur të Komandant Shqiponjës
Shefki Rexhepi, ish-ushtari i UÇK-së dhe i plagosuri në incidentin në Kumanovë ku u vra Xhemail Rexepi – komandant Shqiponja, përmes një letre publike i është drejtuar opinionit duke drejtuar akuza të ashpra dhe duke shprehur shqetësime për familjen e tij.

Ai në letrën e tij publike i dërgon mesazh edhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. /albeu.com/

Ja letra e tij publike, e publikuar në profilin e tij në Facebook:

Hapi i parë për të përjashtuar gjërat e padëshiruara nga jeta është të vendosim se çfar duam dhe ku duam të shkojmë. Ka kohë që unë dhe familja ime kemi sjellur këtë vendim dhe kemi vepruar në këtë drejtim. Që moti kemi zgjedhur rrugën e atdhedashurisë dhe vetflijimit në të mirë të kolektivitetit, gjë që jo nga të gjithë është parë me sy të mirë, e në veçanti jo nga sistemi shtetëror dhe qarqet e ndryshme që nuk na e donë të mirën si popullsi si dhe nga puthadorët e tyre të ndryshëm. Gjithnjë ishim nën survejim permanent nga organet shtetërore të cilëve u pengonte puna dhe veprimtaria jonë familjare, si gjatë kohës së luftës në Kosovë, poashtu edhe gjatë konfliktit të vitit 2001, e në veçanti më pas. Në kontinuitet u përdorën të gjitha mekanizmat për të mos na lënë të qetë duke na penguar në risocializimin tone dhe kthim në jetën e përditshme. Të gjitha këto barriera për ne ishin frymëzim dhe shtytës që të mos e ndalim veprimtarinë tonë në të mirë të shqiptarëve, gjithnjë duke theksuar interesin e përgjithshëm të popullatës mbi interesat individuale e familjare, duke u nisur nga parimi se as familja nuk do të kishte kuptimin nëse popullata shqiptare do të ishte nën kthetrat e huaja, pikërisht ashtu siç thoshte Isë Boletini:”Unë jam mirë kur është Shqipëria mirë”. Goditjet e njëpasnjëshme të sistemit shtetëror u shtuan në veçanti në tentativën e fundit për të na paraqitur si pjesëmarrës në rastet e Gushincës dhe të Kumanovës, duke përdorur këtë pretekst që të na hakmirren për të kaluarën tonë familjare, me çka ne ishim edhe një prej familjeve të shumta shqiptare, në radhë për të ndjerë në lëkurë montimet që u bëhen shqiptarëve gjithandej këtij vendi nën sundim të sllavo-maqedonëve dhe shërbëtorëve të tyre shqipfolës. Bastisja mbi tre orëshe në shtëpitë tona, fillimisht ishte tentativë pa sukses, sepse edhe përkundër kontrollit të rrept, skenari i parapërgatitur u ra në ujë, duke mos gjetur asgjë të dyshimt në shtëpi, gjë që u theksua nga një polic në detyrë. E gjithë kjo ndryshoi me ndërhyrjen e një inspektori të sjellur nga Shkupi, i cili i mbetur vetëm në brendi të shtëpisë, me një valixhe në dorë, fillimisht vendos “dëshminë” e që më pas të urdhërojë edhe një herë ribastisjen e shtëpisë, ku shih për çudi në kontrollin e dytë, policia zbulon eksploziv në një vend jo shum të fsheht edhe ate në një afat jo më shumë se dy minuta nga fillimi i ribastisjes së shtëpisë. Ata që familjen tone e kan therrë në sy, më në fund me ndihmën e aparatit shtetëror filluan skenarin e tyre duke na arrestuar e gradualisht edhe duke na dënuar të bindur se kështu do të na dobësojnë dhe do të na largojnë nga bindja jonë dhe rruga të cilën kahmoti e kemi zgjedhur për veprim. Shqipfolësit – skenarist që vetvetiu pranojnë se janë "më shkja se shkjau" së bashku me grupet e tyre kriminele nuk u mjaftuan vetëm më arrestim, por vazhduan edhe me likuidim fizik duke vazhduar edhe më tej këtë qëllim. Këta "veprimtar" të kahmotshëm të UDB-së me në krye ideatorin dhe drejtuesin shpirtëror e politik Ali Ahmetin edhe sot kur po vizitojnë trevat e luftës, duke derdhur lot krokodili se mbrojnë interesat e ushtarëve të UÇK-së në brendinë e tyre planifikojnë tradhëti të reja, dhe padyshim dëmtim edhe më të madh të qenies dhe indit shqiptar, duke zbatuar kështu urdhërat e kahmotshme të qarqeve antishqiptare me në krye UDB-në e Serbisë.

Në fund një porosi për "mysafirin" e padëshirueshëm në trevat e Kumanovës e Likovës Alinë me kompaninë. E vërteta gjithëmonë gjen një mënyrë për t’u bërë e dukshme!
Shtuar më 17/09/2015, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori