Ja kush janë 12 imamët e arrestuar sot
Pëlqej
Policia e Kosovës ka nisur sot në mëngjes një aksion, duke vënë në pranga persona që dyshohet se kanë nxitur urrejtje fetare ose përçarje kombëtare, nene të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në një kohë që policia është në terren dhe po bastis shtëpitë e personave të arrestuar, lajmi.net merr vesh emrat e të gjithë personave që janë vënë në pranga.

Ata janë 12 imamë dhe njëri është politikan, kryetari i LISBA-s, Fuad Ramiqi.

Ja kush janë imamët që janë arrestuar

Sabahudin Selimi Hoxhë nga Vitia.

Enes Goga Kryeimam i Pejës.

Idriz Bilibani Hoxhë boshnjak dhe pronar i një sajti lajmesh.

Eroll Nesimi Hoxhë dhe administrator i portalit Përkujtimi.net.

Dardan Gjuka Hoxhë dhe drejtor i Radio Udhëzimi.com.

Leonard Ruli Hoxhë nga Prizreni, i vetëquajtur si Ebu beker Ruli.

Shefqet Krasniqi Kryeimam i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë.

Mazllam Mazllami Hoxhë nga Prizreni.

Shefki Koraçi Hoxhë në Kaçanik.

Bedri Robaj Imam në xhaminë e lagjes "Dardania" në Prishtinë.

Ekrem Avdiu Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Enis Rama Imam në xhaminë "Isa beg" në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit "Peace TV". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori