Ja kush është personi që u vra në Dibër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është identifikuar personi që vdiq në Dibër, duke tentuar të grabiste argjendarinë në qendër të qytetit.

Policia ka informuar se trupi i tij është gjendur në një automjet "Range Rover" me targa angleze.

"Personi quhet Miljan Elezi i datëlindjes 3 janar 1979, nga Elbsasani. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen që ndodhi më 29 korrik në qendër të qytetit të Dibrës", thuhet në njoftimin policor, transmeton Shekulli.
Dyshohet se pasi arritën të marrin plot 18 kg flori, 5 grabitësit e tjerë e morën dhe trupine pajetë të Elezit me vete.

Makina tip "Range Rover" me trupin e pajetë të burrit nga Elbasani u gjet më 29 korrik, në orën 19.45 minuta në zonën e njohur si Livadhet e Mireshit. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori