Ja kur pritet të mandatohet Zoran Zaev
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do ta mandatojë Zoran Zaevin,jo më së vonë se këtë të mërkurë, bën të ditur duke cituar burime nga renda LSDM-së, PlusInfo.

Megjithatë, bazuar në veprimet e fundit të kryetarit Ivanov, kur mandatoi Nikolla Gruevski, pa i siguruar nënshkrimet e 61 deputetëve, si edhe vendimin për faljen e politikanëve që janë nën hetime, ekspertët dhe njohësit e çështjeve politike në vend dyshojnë se kryetari Ivanov mund të bëjë ndonjë hap të papritur që do ta thellonte krizën politike në vend.

Përveç 49 mandateve që i fitoi në zgjedhjet e fundit, LSDM siguroi edhe 10 nënshkrimet e BDI-së, 5 të koalicionit Rilindje me Besë, si dhe 3 të koalicionit Aleanca për Shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori